E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Athinë, uji mbulon rrugët

Pas zjarreve vdekjeprurëse gjatë muajit gusht, tashmë Greqia fqinje kërcënohet nga përmbytjet. Stuhia e ashtuquajtur “Athina” ka goditur veccanërisht pjesën veriore të vendit. Pasojat e shkrumbimit i kanë hapur rrugë vërshimeve të ujit dhe rrëeqshqitjeve masive të dheut.

 

Një numër i madh vendbanimesh është përfshirë nga përmbytjet ndërsa rrugët e asfaltuara janë shkatërruar. Banorët shprehen se mungojnë të gjitha masat e nevojëshme pas gjendjes së emergjencës nga zjarret, pak javë më parë.

 

Sipas autoriteteve lokale, rreth 200 shtëpi janë përmbytur ndërsa skuadrat e evakuimit janë në gatishmëri. Rrugët e transportit janë paralizuar ndërsa ështe rritur alarmi mbi përkeqësimin e situatës gjatë ditëve në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë