Reshjet e dendura gjatë natës ka sjellë përmbytje në Vlorë. Disa lagje janë plotësisht nën ujë. Zona e Skelës, lagja Pavarsia, 28 nëntori kanë një prezencë të madhe uji duke vështiruar qarkullimin jo vetëm për këmbësorët por edhe për makinat..

Edhe qyteza e Orikumit ka probleme me qarkullimin, kryesisht në aksin Vlorë –Orikum  për shkak të rrëzimit të disa pemëve. Probleme ka edhe përgjatë autostradës Fier-Vlore, në nënkalimin e fshatit Panaja, ku sipas banorë shumë toka janë nën ujë.

 

Vështirësi janë vërejtur edhe në Durrës. Në disa lagje uji ka arritur në lartësinë e trotuareve, duke penguar lëvizjen. Zonat  më problematike janë kryqëzimi i rrugëve Mujo Ulqiaku dhe Kristo Sotiri. Në lagjet e tjera situata paraqitet normale por në rast se reshjet do të vijojnë, shumë lagje të tjera do të bëhen të pakalueshme

 

Uji ka vërshuar edhe në rrugët kryesore të qyteti të Beratit. Reshjet e pandërprera të shiut kane shkaktuar probleme edhe në bllokimin e kanalizimeve në qytet pasi siç shihet nga pamjet pusetat e ujërave të zeza kanë dalë jashtë përdorimit..

Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë bëhet bllokimi i tubacioneve.  Në rrugë kanë dalë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit,të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave.

 

Ndërkohë juglindja prej 2 ditësh është përfshirë nga reshjet e shiut dhe erëra e forta. Në kushte të tilla atmosferike ka patur probleme të shumta me energjinë elektrike. Në Moglicë, dy fshatra Peshtan e Kodras prej 3 ditësh janë pa drita. Këtë të enjte edhe fshatrat e njësisë administrative Vithkuq  janë pa energji. Po kështu edhe zonat në Devoll, Dardha dhe Pogradec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *