Subscribe

Një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Biblioteka Kombëtare për shkak të përmbytjes nga reshjet e shiut, drejtuesja e këtij institucioni, Persida Asllani, bëri bilancin e dëmeve.

 

Por shkaku i përmbytjes ende nuk dihet. Drejtuesit e bibliotekës kanë kërkuar hetime nga Instituti i Ndërtimit.

 

Por drejtori I Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, tha për Vizion plus se ka parë nga afër situatën në bibliotekë, ndërsa ekspertët do të inspektojnë ndërtesën .

 

Në këtë kontroll sipas Kreut të Institutit të Ndërtimit, do të përfshihet e gjithë godina për të parë nëse I plotëson kushtet e nevojshme për funksionin që kryen.

 

Për situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare ka reaguar edhe Presidenti Meta, i cili përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se po ndjek nga afër atë që ka ndodhur. Meta u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për të parandaluar që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *