Bota
Përmbytet varka me emigrantë në Tunizi, dyshohet për 80 persona të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tunizi, kun j varlkë me 80 emigrantë është mbytur.
Reklamë
Sipas zëdhënësit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Flavio Di Giacomo 4 të mbijetuar janë shpëtuar dhe janë sjellë në Tunizi.
Përmes një statusi në Tëitter ai shkruan se në varkë ishin 86 persona ku 80 prej tyre dyshohet se kanë humbujr jetën.
Anija ishte duke shkuar nga Libia në Itali. Libia ka qenë prej kohësh një rrugë kryesore tranziti për migrantët, veçanërisht nga Afrika sub-Sahariane, të cilët mundohen të arrijnë në Evropë me ndihmën e trafikantëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




