E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përmbytet Durrësi, uji mbulon edhe trotuaret

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërisht përmbytje në disa rrugë dhe kryqëzime në qytetin e Durrësit.

 

Reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë natës dhe menjëherë uji ka mbuluar akset rrugore në shëtitoren Taulantia, kryqëzimin e  stadiumit, si dhe në lagjen 17 të qytetit.

 

Reklamë

Në disa prej këtyre rrugëve niveli i ujit u rrit me disa centimetra, madje deri sipër trotuareve. Brenda kësaj jave rrugë të shumta janë përmbytur për herë të dytë, pasi niveli i reshjeve ka qenë mjaft i lartë.

 

Pas ndalimit të reshjeve, punonjës të kanalizimeve kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës.

Më shumë video

Reklamë