Vërshimi i ujit te përroit te Barcit ne Korçë ka rrezikuar përmbytjen e banesave dhe bizneseve qe ndodhen përreth tij. Sipas banoreve kjo situate ndodh sa here bie shi, ndërsa ata janë te detyruar qe te ndërhyjnë me mjete rrethanore për te kanalizuar ujerat e rrëmbyer. Shkak duket se është bere dëmtimi ne vite i pritave te përrenjve qe rrjedhin nga mali i Moravës, ndërkohë qe banoret thonë se qe ne vitet 90 nuk është ndërhyre për te stabilizuar situatën. Drejtori i Ndërmarrjes se Shërbimeve Publike ne Bashkinë e Korçës, Thanas Tona tha se do te ndërhyhet me mjete te renda për te kanalizuar ujerat, për te evituar përmbytjen e banesave e bizneseve, por sipas tij zgjidhja përfundimtare e kësaj problematike kërkon një investim madhor për ndërtimin e pritave ne përrenjtë malore çka do te kanalizoje te gjitha ujerat e larta. Burime nga Bashkia e Korçës thonë se si shkak i reshjeve nuk ka pasur te tjera problematika ne njësitë administrative te kësaj bashkie përfshirë edhe ato malore. Përmbyten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *