E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përmbyten 3 shkolla në Tiranë, nuk do të bëhet mësim

Tre shkolla janë përmbytur në Tiranë si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë rënë gjatë natës. 115 ml shi ka rënë brenda pak orëve në kryeqytet , cka është krejtësisht e pazakonte.

Si pasojë janë përmbytur rrugë, lagjë periferike por edhe shkolla.

Ministrja Besa Shahini lajmëroi në facebook se janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë.

Si pasojë,- shton Shahini, , sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Reklamë

 

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër.

 

Të hënën nuk u zhvillua mësim në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, Durrës dhe Elbasan për shkak të pasojave nga termeti i së shtunës.

Më shumë video

Reklamë