Tirana fitoi duelin më të rëndësishëm të javës së 23 të superiores kundër Kukësit rival për titull. Përmbysje e madhe e bardhebluve në “Air Albania” që vlen dyfish. Kjo pasi Tirana mori edhe kryesimin e kampionatit me 44 pikë duke lënë në vendin e dytë Kukësin me 42 pikë.

 

Veriorët udhëhoqen 1 me 0 per pjesën dërrmuese pasi Vangjeli shkaktoi nje autogol në minutën e 52. Kuksianët në tërësi kishin luajtuar më mirë në tërësi në raport me bardheblute. Por episodet nuk ishin me ekipin e Duros. Fillimisht Kukësi mbetet me 10 lojtarë dhe në goditjen e denimit që pason, Idi Batha shënon një supergol duke i dhëne jetë entuziazmit të bardhebluve.

 

Por kryeqytetasit nuk mjaftohen me kaq dhe nje kalim shkelqyer nga e djathta i Kobina ben që Torasa vetëm ta shtyje topin ne rrjete në minutën e 88. Festë e çmendur tek tifozët e shumtë bardheblu, festë e cila shpCrthen në fund të 7 minutave shtesë te akorduara nga gjyqtari Hamiti.

 

Egbo me 10 fitore e një barazim në krye të Tiranës shijon momentin fantastik dhe titulli tani ështe nje objektiv konkret ndonëse derbi i radhës me Partizanin mund të tregojë shumë. Ndërsa Kukësi humbi nje shans të arte për tu shkeputur në krye të klasifikimit. Atmosferë e bukur në stadiumin e ri ku pati mijëra tifoze nga të dyja ekipet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *