E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Përmbysje e çmendur Man. City

Spektakël dhe mbi të gjitha shumë gola në takimet e radhës të 1/8 te UEFA Champions League të transmetuara ne platformën Tring. Plot 8 gola dhe një përmbysje e çmendur e Manchester City në fitoren 5 me 3 kundër Moanco në Angli.

 

Një ndeshje e hapur që ka dëfryer pa fund tifozët në Etihad stadium. Fillimisht skuadra e Guardioles shënoi  fillimisht me Rahim Sterling ne minutën  e 26, por teksa dukej qe çdo gjë do shkonte mire për të zotët e shtëpisë, francezët përmbysin gjithçka në pjesën e parë me gola të Falkaos dhe Mbape.  Kapiteni I Miqce, Kolum, Biani Falkao në startin e pjesës së dytë pati shansin te shënojë edhe golin e tretë, por gaboi nga pika e bardhe e penalltisë.

 

Reklamë

Një moment kyç qe ndryshoi ndeshjen pasi Aguero pak baste me vone barazoi rezultatin 2 me 2. Falkao korrigjoi veten  me një gol shume te bukur që i çoi shifrat ne 2 me 3 por përmbysja e vendasve ishte e pabesueshme me protagonist serish Agueron që barazoi rezultatin ne 3 me 3 para se Stones, te realizonte golin e 4. Në fund është Sane qe e kthen ne feste përballjen dhe i jep mundësi Man City-t të shkojë me një avantazh të mirë bën ndeshjen e kthimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë