Një aksident është shënuar te Mali i Robit, ku një trajler është përmbysur në mes të rrugës, duke i bllokuar të dyja korsitë.

 

Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt Tiranës, përmes së cilës iu bën thirrje që të përdorin rrugë alternative për të ardhur në Tiranë.

 

“Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve. Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative. Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *