Subscribe

Një aksident i frikshëm ka ndoshur pasditen e sotme në aksin rrugore Kolpik – Vermosh.

 

Një minibus është përmbysur në rrugë në vendin e quajtur “Rruga për Stare”, në afërsi të Rrapshe e Hotit.

 

Nga ky aksident të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për në spital, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vend.

 

Minibusi ka pasur rreth 20 persona. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet per shkakun e këtij aksidenti, i cili ka rrezikuar jetën e shumë udhëtarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *