E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përmbyset kamioni me koshere, “arratisen” 250 milionë bletë (VIDEO)

Rreth 250 milionë bletë “u arratisën” nga një kamion, i cili u përmbys në Uashington, SHBA, të premten.

Autoritetet paralajmëruan publikun që të shmangte tufën e bletëve.

Mjeti, i cili mbante mbi 31 ton koshere bletësh, u përmbys pranë kufirit kanadez.

Imazhet e publikuara nga policia tregojnë një numër të madh bletësh që rrethojnë kamionin e përmbysur.

Autoritetet thanë se vendi i aksidentit do të mbetet i mbyllur “derisa të përfundojë operacioni i shpëtimit”.

“Qëllimi është të shpëtojmë sa më shumë bletë të jetë e mundur”, tha zyra e sherifit të qarkut menjëherë pas incidentit.

Plani është që bletët të mund të rigjejnë kosheret dhe bletën mbretëreshë, gjë që do të zgjasë 1-2 ditë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë