Subscribe

Eshtrat e shkrimtarit dhe atdhetarit Mid’hat Frashëri kanë mbërritur në atdhe.

 

Eshtrat mbërritën në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure, duke plotësuar kështu pas 89 vitesh testamentin e e Mid’hat Frashërit, i cili kërkoi që të varrosej në oborrin e Institutit të Albanologjisë.

 

Homazhet do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

 

Ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit.

 

Mid’hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar.

 

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

 

Mid’hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1962 në Nju Jork të SHBA-ve. Kthimi eshtrave të tijë më datë 14 nëntor përkon edhe me 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *