Kandidati republikan per Shtëpinë e Bardhe, Donald Trump, ka paralajmëruar se nese zgjidhet president do te dëboje miliona emigrante te paligjshëm nga SHBA. Kjo ka qene arsye e mjaftueshme qe ai te pritet me protesta ne Kaliforni, ku popullsia latine është e madhe.
Qindra demonstrues ishin mbledhur jashtë vendit ku Trump mbante nje takim elektoral ne Kosta Mesa. Ata bllokuan trafikun dhe u përplasen me policinë qe tentoi t’i largonte. Një automjet i saj u dëmtua nga sulmi me gurë. Forcat e policisë tentuan te mbanin larg grupet e mbështetësve dhe kundërshtareve te Trump. 20 persona u arrestuan. E ndërsa protestuesit qëndronin jashtë ndërtesës, mbështetësit e Trump ne salle thërrisnin Nderto murin, per te shmangur kalimin e emigranteve te paligjshëm nga Meksika. Nuk është hera e pare qe Trump përballet me protesta, pasi edhe ne 11 mars nje takim ne Cikago, u anulua per shkak te përleshjeve qe ndodhen pranë vendit ku do te zhvillohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *