E diel, 22 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:54 Në vijim ora 23:54: Parajsa Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Përleshje në superkupën e Kosovës/ Akte dhune gjatë ndeshjes mes Prishtinës e Trepçës në basketboll

Ndeshja e basketbollit mes Prishtinës dhe Trepçës e vlefshme për Superkupën e Kosovës u shoqërua me përplasje mes tifozerive.

 

 

Dhuna shpërtheu pas përfundimit të pjesës së parë, teksa nga të dyja palët u hodhën sende të forta dhe fishekzjarrë në parket.

Reklamë

 

 

Policia e Kosovës, bëri me dije se 4 policë janë lënduar në përpjekje për të ndarë tifozët.

 

 

Ndërkohë që kanë filluar edhe hetimet për të identifikuar personat që nxitën aktet e dhunës. Tashmë këshilli disiplinor pritet të marrë masa ndaj tifozerive të dy skuadrave. Ndërkohë që ndeshja përballë dy ekipeve përfundoi me triumfin e Prishtinës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë