Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar mes tensionesh të shumta përgjatë seancës së të enjtes projektligjin për liritë fetare.

 

Në seancën e cila zgjati mbi 8 orë, janë zhvilluar edhe protesta të dhunshme. Ligjvënësit kanë votuar projektligjin, ndërkohë  që anëtarët e partisë opozitare Fronti Demokratik të cilët e kanë kundërshtuar ashpër miratimin e tij kanë tentuar të parandalojnë këtë proces.

 

Drafti për komunitetet fetare, është refuzua nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë.

 

Para votimit deputetët serb te Fronti Demokratik i’u afruan kryetarit të Kuvendit dhe filluan të thyejnë kompjuterët, të marrin mikrofonat ndërsa hodhën edhe mjete piroteknike. Gjatë dhunës  në foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, nuk munguan thirrjet për luftë, fyerje të rënda dhe tentimet për përplasje fizike.

 

Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij që ishin në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99.

 

ANDRIJA MANDIÇ

DEPUTET, MALI I ZI 

Ne jemi gati të luftojmë me ju. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi deputetë, kjo nuk është shtëpia juaj. Seanca nuk do të vazhdojë derisa siguria të llogaritet me DF. Ne thamë se ishim gati për të vdekur për kishën tonë, ne po e demonstrojmë atë sonte.

Ndërkohë qindra mbështetës të opozitës pro-serbe kanë dalë në rrugët e Podgoricës për të kundërshtuar projektligjin.

 

Më pas policia arrestoi 22 deputetët e Frotit Demokratik pas incidentit të shkaktuar në Kuvend. Në orët e vona të natës autoritetet policore nxorrën me dhunë nga salla deputetët protestues, e më pas ata janë shoqëruar në polici. Por pjesa me e madhe e tyre janë liruar pak orë më vonë.

 

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronat, duke përfshirë manastirët dhe kishat, ndaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare.

 

Zyrtarët malazezë nga ana tjetër kanë mohuar akuzat që kisha do të humbasë pronat që ka. Kryeministri, Dushko Markoviq është takuar me peshkopin, Amfilohije, i cili është në krye të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, duke tentuar të ulë tensionet. Ai ka thënë se nuk ekziston asnjë axhendë që fshihet pas ligjit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *