Rikthehet tensioni ne kampin e Idomenit ne kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku prej muajsh mbeten te bllokuar rreth 11 mije emigrante. Përleshje te dhunshme mes grupeve te refugjateve dhe policisë jane shënuar gjate orëve te natës. Policia përdori gazin lotsjellës per te shpërndare turmat, qe sulmuan forcat e rendit me gurë. Disa çadrave ku strehohen refugjatet, iu vu zjarri. Disa emigrante u lënduan, ndërsa te tjere, përfshire gra shtatzëna dhe fëmije patën probleme me frymëmarrjen, per shkak te përdorimit te gazit lotsjellës. Po kështu dëmtime paten edhe tre police greke. Incidentet nisen gjate pasdites te se mërkurës, kur emigrantet tentuan te largonin policet, duke shtyre nje vagon treni per te kaluar me pas ne anën tjeter te kufirit. Mbyllja e kufijve nga disa shtete ballkanike ka shuar çdo shprese per emigrantet, qe synojnë te mbërrijnë ne vendet e Europes Veriore, ndërsa kushtet e jetesës ne kamp jane te vështira.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *