Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ku një përleshje me thika ka përfunduar në vrasjen e një 24-vjeçari.

Një përleshje me thikë ka përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme në Ferizaj të Kosovës.

 

Një djal I ri vetëm 24 vjec mbeti viktime I një sherri mes disa shtetasve mbrëmjen e të premtes.

 

Policia bëri të ditur se I riu me iniciale B.Q, u qellua me thikë gjatë një përleshje massive mes disa personave. Ai mori plagë të rënda në trup dhe ndërroi jetë në spital ndërsa auoret janë ende në kërkim.

 

 

Komunikata e policisë së Ferizaj

“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë. Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar,jemi informuar se i njejti nga ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, derisa të dyshuarit janë në kërkim. Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe të njejtit janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *