Subscribe

Qëndrimet e cilësuara si provokuese të kandidatit republikan për president Donald Trump sa i takon emigrantëve dhe besimtarëve muslimanë kanë sjellë një klimë tensioni që është reflektuar edhe në tubimin e paracaktuar në Çikago. Afro një orë para nisjes së këtij aktiviteti elektoral, një person me ngjyrë është ngjitur në foltoren e Trump, duke shprehur zemërimin e tij për politikat raciste të biznesmenit të njohur. Kjo është shoqëruar dhe me përleshje fizike. Qindra votues republikane kanë mbajtur pankarta në duar kundër biznesmenit Trump, duke dënuar gjuhën dhe artikulim publik të ndërtuar mbi urrejtjen etnike e fetare. Përplasjet e dhunshme këtë radhe me policinë janë shënuar dhe jashtë tubimit elektoral. Për shkak të këtij incidenti Donald Trump është detyruar të shtyjë për një kohë të pacaktuar fjalimin në Çikago, ndërsa zgjedhjet në këtë shtet do të mbahen të martën e ardhshme. Kohët e fundit, Manjati është shprehur për depërtimin e emigrantëve dhe ndalimin e ardhjes së besimtarëve muslimanë në SHBA. Më herët edhe presidenti amerikan Barak Obama bëri një koment për fushatën e Trump, duke thënë se është përgjegjësi e Partisë Republikane që ka lejuar këtë lloj gjuhe raciste të Trump, i cili vite më parë ka vënë në pikëpyetje dhe origjinën e presidentit Obama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *