E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përleshje e përgjakshme me thika mes shqiptarëve e grekëve në Athinë, tre të plagosur

Një përleshje e dhunshme mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e së martës në sheshin e Ymittos në Athinë, duke përfunduar me tre persona të plagosur me thikë dhe dy të arrestuar.

Sipas burimeve policore, ngjarja nisi si një debat verbal jashtë një lokali, i cili më pas degjeneroi në dhunë fizike. Në kulmin e konfliktit, njëri nga të rinjtë nxori thikë dhe goditi disa prej pjesëmarrësve.

Të plagosurit janë dy shtetas grekë, përkatësisht 18 dhe 20 vjeç, si dhe një 30-vjeçar shqiptar. 20-vjeçari grek ka marrë plagë serioze në shpinë dhe në mushkëri dhe është në gjendje të rëndë, duke pritur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia greke reagoi menjëherë, duke mbërritur në vendngjarje dhe arrestuar pas kërkimeve dy persona: një 18-vjeçar shqiptar dhe një 17-vjeçar grek, të cilët pritet të dalin sot përpara Prokurorisë për dhunën e ushtruar.

Reklamë

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe rolet individuale të personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë