I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama pas sherrit që u shënua këtë të diel në Elbasan, mes militantëve të PS-PD.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama e quajti këtë një shfaqje vulgare dhe bëri krahasimin me sherrin e ndodhur në zyrat e FRD ku protagonist ishte presidenti Ilir Meta. Sipas kryeministrit, e gjitha kjo po bëhet për të marrë peng Shqipërinë.

 

“Tash 20 vjet që vij në Ditën e Verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre! Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë! Keqardhje e madhe për #PD e kthyer në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *