Marilyn Monroe mund të mos jetë aspak dakord, por ja që diamantet nuk janë të vetmit miq të mirë të një femre! E vërteta është se diamantet bëjnë më shumë dritë se sa një elektrik nate dhe vendosin në plan të dytë atë që i përdor.

 

Ndërsa një varëse perlash, mjafton ta afrosh në fytyrë dhe ajo që shkëlqen je vetëm ti! Këtë truk e kishin kuptuar prej kohësh Kleopatra apo mbretëresha e Anglisë, Elisabeta I.

 

Por nëse zakonisht perlat kanë zbukuruar qafën apo dorën tuaj, sivjet ato do t’ju zbukurojnë flokët. Pikërisht siç e lexoni, perlat do të jenë jenë aksesorët  më të përdorur se kurrë në këtë sezon.

 

Si t’i vendosni? Mund t’i ndërthurni në gërsheta, në topuz , mund t’i vendosni si krehër apo kapëse në flokë te lëshuar, mund të zgjidhni edhe shiritat me perla. Delikate dhe të bukura, këto aksesorë do ju tregojnë më elegante se kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *