E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përkujtohet tragjedia e Otrantos, 29 vjet nga ngjarja ku humbën jetën 81 persona, mes tyre edhe fëmijë

Këtë të shtunë në qytetin e Vlorës u përkujtua 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos. Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror si dhe qytetarë të shumtë përkujtuan një prej tragjedive më të rënda, ku humbën jetën 81 persona. Me iniciativë të ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin dhe deputetes së qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili, 81 karrige të lëna bosh në buzë të detit simbolizonin viktimat e kësaj tragjedie, ndërsa hedhja e luleve në det shërbeu si një simbol përkujtimi për jetët e humbura.

Ministrja Ismaili theksoi se kjo është një plagë që vijon të dhembë për qytetin.

Reklamë

 “Kjo është një ngjarje që qyteti i dhemb por mendoj me të vërtet që harresa dhemb më shumë ndnjëherë se sa vetë ngjarja që pashmangshmërisht tani ka ndodhur. Shpresoj dhe do kem ndikimin që të jetë i përvitshëm jo vetëm në përvjetore si ai i vitit tjetër që do jetë ai i 30-vjetorit të tragjedisë së Otrantos”, tha Erjona Ismaili, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. 

Për familjarët e viktimave kjo tragjedi është krijuar me dashje, ndërsa ende vijojnë të përballen me pasoja të rënda psikologjike, pasi kërkimi për drejtësi ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm.

“Kjo është një tragjedi e krijuar me dashje, është një tragjedi që është rënduar më shumë. Sot familjarët përballen në një dhunë psikologjike. Ata janë lodhur nga kjo tragjedi, jo thjesht humbën fëmijët, familjarët, por vendimi i gjykatës italiane ka qenë i padrejtë”, u shpreh një familjar. 

Më 28 mars 1997 anija shqiptare me 142 persona në bord u përmbys nga forcat italiane detare në kanalin e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, mes tyre edhe fëmijë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë