Subscribe

Në Kosovë u kujtua sot 21-vjetori i epopesë së lavdishme të UÇK-së. Gjate ceremoninë se mbajtur në kazermën “Adem Jashari”, kryeministri Ramush Haradinaj, kujtoi se në marsin e 1998 u masakrua familja e Adem Jasharit dhe pas saj bota ndaloi shuarjen e një populli të tërë.

 

Kreu i qeverisë foli edhe për  transformimin e FSK-së në ushtri, një projekt, që sipas tij i shërben paqes.

 

Deputetët me 107 vota i thanë po një projekti nacional që ka synim paqen, e që është transformimi i UÇK-së. Ushtria është për paqe dhe nuk do të përdoret kundër popullit, as në jug e as në veri.”

 

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi kujtoi sakrificën sublime të familjes Jashari, nga e cila bota ka filluar të kuptojë drejt Kosovën.

 

“Për herë të parë po e shënojmë me ushtrinë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë.  Do t’i forcojmë edhe më tepër raportet me SHBA-në.”

 

Zëvendëskryeministri Fatmir Lima tha se pavarësisht se po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat e të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *