Plot 60 vjet më parë në krahinën e Martaneshit dikur pjesë e rrethit të Matit, kete te hene ne Bulqizë, do të hapej një prej burimeve të mëdha të pasurisë nëntokësore të nxjerrjes së mineralit të Kromit, minjera “11 heronjtë e Batrrës”. Pikërisht në kuadër të këtij jubileu, nën sloganin ‘Takim brezash” një grup inxhinjerësh, organizuan një aktivitet me pjesmarrës gjeolog, inxhinier të ndërtim minjerave, ish minator e specialist të tjerë të kësaj fushe.

 

Inxhinieri Agim Hysa solli në memorie historinë e kësaj minjere e cila gjatë viteve u kthye në një burim të madh të ardhurash për shtetin shqiptar e që pas viteve 90-të u privatizua.

 

Pas fjalimeve zyrtare të pranishmit specialist të fushës së nëntokës, u shfaq një dokumentar kushtuar lindjes dhe zhvillimit të minjerës “11 heronjt e Batrrës, Martanesh. Në fund për të gjithë të pranishmit u dha një koncert artistik i mbajtur nga ansambli “Mati”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *