E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Rajoni

Përkujtohet 45-vjetori i revoltave studentore, 19 persona të arrestuar në Athinë

Përleshjet masive mes policisë dhe grupeve anarkiste në kujtim të studentëve të ekzekutuar prej juntës së kolonelëve në Greqi, në revoltën studentore të 17 nëntorit 1973, kanë vënë në prangat e policisë 19 persona.

 

Mes policisë dhe antiqeveritarëve të grupeve ekstremistëve luftë me molotof, lëndë kimike e sulme me gurrë e armë të ftohta në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhia në qendër të Athinës.

 

Reklamë

Sipas mediave greke nga të dy palët kishte të plagosur lehtë, madje janë kërcënuar edhe gazetarët.

 

Episodet e dhunshme kanë filluar pasditen e së shtunës duke vijuar më pas gjatë natës edhe në Selanik, në Iraklio Kretë si dhe në qytete të tjera të vendit, më të kufizuara.

https://www.facebook.com/protothemagr/videos/253977378564643/

Vazhdo të lexosh

Reklamë