Përdorimi i fjalëve të huaja, ndikimi dhe zhvillimi teknologjik duket se po lë gjurmë jo vetëm në letërsinë artistike por dhe në tekstet shkollore si dhe në ligjërimin e përditshëm.
Ndaj në ditën botërore të përkthimit entet botuese dhe veçanërisht specialistët e fushës vijojnë të tërheqin vëmendjen për mbrojtjen dhe përdorimin e pastër të gjuhës shqipe.
“Është forcuar filtrimi i i përkthyesve të talentuar pasi sot janë rritur shumë individët që dinë gjuhë të huaja, por kjo s’do të thotë se janë përkthyes të mirë. Pasi përkthimi është shuam më tepër se kaq, është një veprimtari shumë komplekse dhe me shumë përgjegjësi. Përkthyesi është një model sesi mund të mbrohet gjuha shqipe dhe është një model që duhet të ndiqet dhe nga institucionet. duhet të dal një ligj për ndalimin e përdorimit të emërtimeve të huaja”, thotë Rexhep Hida, kryetar i Shoqatës së Botuesve.
Përkthyesit e shohin profesionin e tyre si një nga hallkat kyçe të përcjelljes së saktë të gjuhës shqipe, pasi shpesh pasojat e drejtpërdrejta të teksteve jocilësore, bien mbi lexuesin.
“Përkthyesi duhet të ketë talent që të përkthejë. Në radhë të parë duhet të jetë shkrimtar. Sepse kjo ndikon direkt tek lexuesi. Ajo mbetet një gjurmë në gjuhën shqipe”, shprehet Edmond Tupe.
Ndërsa në Shqipëri janë formësuar tashmë përkthyesit e afirmuar, mbetet i pakët interesi i të rinjve drejt këtij profesioni.
“Institucionet por dhe shtëpitë botuese duhet të bëjnë një punë më të madhe për të afruar përkthyesit e rinj. por shoh që ka një përqëndrim tek anglishta gjë që nuk duhet të ndoshë. ashtu sic ne duam të përkthehemi në gjuhë të ndryshme të huaja ashtu duhet edhe që gjuhët e tjera të përkthehen në vendin tonë. gjuhët e rajonit janë ato që janë më pak të përhapura ne vendin tonë. ka një mungesë të përkthyesve të rinj për këto gjuhë”, thotë Esmeralda Krodhima, dekane e Gjuhëve të Huaja.
Simpoziumi kombëtar për përkthimin, i organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit u mbajt për herë të dytë, teksa prej disa vitesh është hapur dhe një shkollë për të gjithë përkthyesit e rinj, që duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. /vizionplus.tv





