E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përkthimi i dokumenteve pa pagesë, MEPJ marrëveshje me Italinë për emigrantët

Pas Austrisë e Belgjikës, nga nje janari i 2019-es certifikimi dhe përkthimi i dokumentacionit nuk do te behet me ne Ambasadën Italiane, por ne Ministrinë e Punëve te Jashtme. Ky proces do te ndikoje pozitivisht per te gjithë ata qytetare shqiptare qe jetojnë ne shtetin fqinj dhe qe duan te plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm. Ndikimi nuk është vetëm ne shkurtimin e afateve kohore, por edhe ne kosto.

 

Reklamë

Marrëveshja është firmosur mes ministrit Ditmir Bushati dhe ambasadorin italian ne Tirane. Nëpërmjet kësaj marrëveshje koha e marrjes se shërbimit shkurtohet me 4 dite, ndërsa kursehen 2800 leke. Sipas te dhënave, gjatë një viti legalizohen rreth 110.000 dokumente shqiptare për përdorim në Itali, që do të thotë se me procedurën e re, qytetarët do mund të kursejnë rreth 311 milion leke.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë