E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës”, bllokohet totalisht aksi Librazhd-Pogradec

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata në vendin e rrëshqitjes në segmentin Arrat e Gurrës, në aksin Librazhd–Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.
Për shkak të rrezikut të shtuar, është vendosur ndalimi i qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët deri në një njoftim të dytë.

Autoriteti u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugën alternative Maliq–Moglicë–Gramsh–Elbasan. Megjithatë, kjo rrugë, pas rrëshqitjeve të ditëve të fundit, paraqet vështirësi për përballimin e fluksit në rritje të lëvizjes së mjeteve.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme.

/vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë