Celine Dion nuk do të këndojë më në publik.

 

Sëmundja e saj përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia.

 

Këtë e ka zbuluar faqja amerikane Radar online duke cituar burime të afërta me yllin e muzikes, e cila prej disa kohësh po lufton me sindromën paralizuese të personit të ngurtë.

 

55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthejë datat e turneut 2023 dhe 2024, të cilat ajo i anuloi në maj,” shkruhet në faqe.

 

Insajderi tha gjithashtu se gjendja e pesë herë fitueses se Grammy-t po përkeqësohet.

 

Disa javë më parë, motra e yllit Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune.

 

Këngëtarja kanadeze po vuan nga një sëmundje e rrallë. Ajo u diagnostikua me SPR, sindromën e personit të ngurtë. Është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, por shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma kryesisht në trung dhe në bark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *