Subscribe

Moti i keq nga veriperëndimi i kontinentit evropian ka sjellë një kthim të menjëhershëm nga vera në dimër.

 

Në qendrën e skive Alta Badia në Itali kanë rënë 30 centimetra borë, ndërsa borë ka rënë dhe në Kredarica të Sllovenisë ku temperatura kanë shkuar në minus 3 gradë Celsius, ndërsa shtresa e bardhë ka arritur në 3 cm.

 

Ndryshim i madh i motit ka ndodhur edhe në Kroaci, ku po bie shi i rrëmbyeshëm, ndërsa temperaturat kanë rënë 10 gradë.

 

Gjendja më e keqe është në rajonin e Istrias, e cila gjatë natës së kaluar u përfshi nga një shtrëngatë e fuqishme e cila ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në objekte të shumta.

 

Moti i keq është zhvendosur edhe ne pjesën jugore te Ballkanit si Kosove, Shqipëri dhe Maqedoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *