Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i...

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS “ngroh motorët”...

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse...

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në Pogradec, në...

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në...

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e...

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë...

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë...

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përkeqësohen parashikimet për ekonominë maqedonase

16 Maj 16:04

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se shtetin e tij po e pret një prej dimrave më të vështirë “me të cilin duhet të përballemi”, prandaj, ai shtoi se në rend dite nuk duhet të jetë kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

Opozita maqedonase ka kërkuar që të mbahet një takim i liderëve për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kovaçevski deklaroi më 16 maj se lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike që ka përfshirë botën po reflektohet në masë të madhe edhe në Maqedoninë e Veriut.

 

“Qeveria po punon për të parandaluar goditjet e çmimeve dhe për të siguruar burime të energjisë për amvisëritë dhe industrinë…Jemi duke rishikuar buxhetin e shtetit dhe Ministria e Financave po ul kostot që nuk duhen bërë, të ketë fonde për të mbështetur kompanitë dhe kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve…Kuvendi është një vend ku ka komisione për të gjitha fushat, ku të gjitha zgjidhjet mund të diskutohen në mënyrën më demokratike. Parlamenti është gjithashtu një vend ku duhet të ushqehet demokracia, jo të bojkotohet”, tha Kovaçevski.

 

Ndërkohë, Banka Popullore të hënën ka dalë me projektime të reja lidhur me politikat makroekonomike që parashikojnë një inflacion mesatar prej 8.8 për qind në vitin 2022, në rast të stabilizimit gradual të gjendjes ekonomike deri në fund të vitit. Rritja ekonomike për këtë vit nuk do të jetë më e lartë se 2.9 për qind apo shifër më e ulët se projektimet e mëparshme që parashikonin rritjen prej mbi 3.5 për qind.

 

“Shoku pandemik, kriza energjetike, si dhe lufta në Ukrainë në tremujorin e parë të këtij viti, bartin rreziqe të mëtejshme për ekonominë maqedonase, e cila, para së gjithash, për shkak të ushqimit dhe energjisë, është e varur nga lëvizjet globale”, deklaroi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska.

 

Angelovska-Bezhoska tha se Banka Popullore pret që borxhi publik në periudhën afatmesme të arrijë në 63 për qind të Prodhimit Bruto Vendor. Për t’u përballur me krizën, Ministria e Financave ka paralajmëruar marrjen e mbi 900 milionë eurove borxh, një pjesë përmes shitjes së eurobondit dhe tjetrën nga bankat e huaja.

 

Komisioni Rregullator për Energjetikë të hënën ka nisur konsultimet me kompanitë energjetike lidhur me çmimin e energjisë elektrike dhe pas dy javësh pritet të dalë me çmimin e ri. Nuk dihet ende se sa mund të jetë rritja e çmimit, ndërkohë që rritja e çmimeve të karburanteve vazhdon të caktohet në bazë ditore varësisht çmimin në bursat botërore./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
ekonomi maqedonase parashkimi

Nga e njëjta kategori

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus “Besa” dhe përgatitjet për zgjedhjet e 2027-ës

më shumë...

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në Tushemisht, Rama rikthehet në vilën qeveritare në Pogradec

më shumë...

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur në aksident, shkon në 4 numri i viktimave

më shumë...

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë pritet të diskutohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:10

Kapet me armë në Palasë, arrestohet Vis...

3:03

Operacion antidrogë në Tiranë, 5.2 kg heroinë...

2:53

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re,...

2:22

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika...

2:15

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS...

1:20

Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra...

12:56

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin...

12:50

Shenjat e horoskopit që shpenzojnë para pa...

12:09

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet...

11:44

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në...

11:36

Tiranë/ Arrestohen dy të rinj për 6...

11:29

Kakavijë, rreth 20 mijë persona kthehen drejt...

11:26

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së...

11:15

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau partneren...

10:48

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet...

10:28

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari...

10:01

Priti për më shumë se 10 vite...

9:53

Situata e zjarreve në vend, 21 vatra...

9:40

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për...

9:31

Fluks i lartë në Portin e Vlorës,...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.