Duke marrë shkas nga rritja e ndjeshme e rasteve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me mjekë dhe infermierë të spitali Infektiv.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja theksoi se vigjilenca dhe përkushtimi i bluzave të bardha nuk është ulur asnjë moment, pavarësisht përkeqësimit të situatës nga COVID-19.

“Me mjekët dhe infermierët e palodhur të spitalit #Infektiv, në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Edhe pse kemi një shtim të rasteve në spitalin Infektiv #Covid1 nuk është ulur për asnjë moment vigjilenca dhe ku, si ditën e parë, janë këta mjekë, infermierë dhe i gjithë stafi që sakrifikojnë çdo ditë! #BASHKË  #RUAJMËSISTEMINSHËNDETËSOR.”

Silva Bino raportoi se këtë të martë u regjistruan 36 të infektuar, pjesa më e madhe në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *