Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se lundrimi i anijeve të peshkimit do të jetë i ndaluar në fundjavë.

 

Pezullimi do të nis që në orën 22:00 të kësaj të shtune dhe do të rihapet në orën 06:00 të së hënës, në rast se kushtet atmosferike do të jenë përmirësuar.

 

Nga ana tjetrë, tragetet që bëjnë linjat ndërkombëtare nuk do të kenë asnjë kufizim. Ato do të vijojnë normalisht punën e tyre.

 

Kapiteneria e Vlores pezullon lundrimin

 

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 25 – 26 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 22:00 datë 24 shkurt 2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra. 

 

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 25 – 26 SHKURT 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

 

  1. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

 

  1. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 25-26 Shkurt 2023.

 

  1. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipa destinacioneve.

 

  1. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 Shkurt 2023 ora 06:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *