Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhira, në zonat ku ka prezencë të dëborës.

 

ARRSH bën me dije se borëpastrueset kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës, për të bërë edhe kriposjen e rrugës, në mënyrë që qarkullimi të vijojë pa probleme.

 

Akset që kanë pasur prezencë të dëborës dhe që shoferët duhet të kenë kujdes më të shtuar janë Pogradec-Korçë, Korçë-Qafë Qarri, në Dardhë dhe në Llogara.

 

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Pogradec-Korçë, Korçë-Qafë Qarri, në Dardhë dhe në Llogara

 

Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës

 

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

 

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *