Subscribe

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur sot sulmeve të paraardhësit të tij Sali Berisha, duke i bërë të qartë se dera për të është e mbyllur. Edhe pse shmangu komentet për akuzat e ish- kryeministrit, Basha e bëri të qartë se vendimi për përjashtimin nuk ndryshon

“Nuk ka kthim pas”, tha Basha.

Basha përsëriti vlerësimet për Sali Berishën, por theksoi se prioritet për Partinë Demokratike mbetet marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim.”

Një dite më parë, Sali Berisha nisi takimet me demokratët duke e bërë të qartë se do të mbledhë firmat e anëtarësisë për të organizuar një referendum  për të zhbërë përjashtimin e tij nga partia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *