Subscribe

Në kohën kur shumë vende  europiane kane rikthyer masat shtrënguese ne kuadër te pandemisë se Covid-19 , qeveria shqiptare duket se kërkon ta përjashtojë skenarin e një izolimi të dytë , qoftë edhe të pjesshëm. Kjo edhe si pasojë e situatës së vështirë ekonomike që ndodhet vendi .

Të ftuar në “Quo Vadis” , dy  ministrat Blendi Klosi i turizmit dhe ministrja e arsimit Evis Kushi u shprehen qartazi kundër izolimit, duke e konsideruar ketë vrastare për ekonominë e brishtë shqiptare, por dhe kundër vullnetit të qytetarëve dhe prindërve ne rastin e arsimit.

 

EVIS KUSHI  MINISTRE E ARSIMIT

 

“Jo, të gjithë i tremben faktit që shkollat mund të mbyllen përsëri, të gjithë e pamë sesa e vështirë ishte kur fëmijët i mbajtëm mbyllur për muaj të tërë, jo vetëm nga ana e procesit mësimor sepse e dimë shumë mirë që cilësia e procesit mësimor nuk është njësoj si në bankat e shkollës dhe nga shtëpia, por dhe për sa i takon problemeve sociale që u shfaqën tek fëmijët apo dhe prindërit gjatë qëndrimit të tyre, kështu që dëshira jonë është që shkolla të mos mbyllet. Dhe ne po punojmë fort pikërisht për këtë gjë dhe i kemi marrë të gjitha masat, dhe po apelojmë vazhdimisht që të respektohen rregullat që të mos shkojmë drejt një mbylljeje.”

 

Ndërsa Shqipëria pati politika shume me liberale se vendet e tjera gjatë periudhës së verës, duke shmangur kafantinimin dhe bërjen e tamponit për ata që vizitonin vendin tonë , ministri Klosi tha se në asnjë rast nuk kemi pasur problematika apo persona të infektuar . Në këto kushte ministri u shpreh se ministria po lobon që vendi të vazhdojë me politika lehtësuese ndaj turisteve dhe gjatë periudhës se vjeshtë-dimër.

 

BLENDI KLOSI MINISTER I TURIZMIT

 

Në pikëpamjen time do të jetë e vështirë të kemi një mbyllje përsa i përket bizneseve, sidomos ato që kanë lidhje me turizmin, shërbimet, pasi viti ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe mbyllja do t’i dëmtojë shumë më tepër, por në parim te gjitha vendimmarrjet i takojnë ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Ditët e fundit disa vende europiane , sidomos Italia është përfshirë nga protestat e forta kundër masave të reja shtrënguese anti-covid dhe sidomos fashës së orarit për bizneset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *