Subscribe

 

Pas vendimit të Ukrainës për të mos lejuar që këngëtarja ruse Julia Samoilova të performojë në Festivalin europian të këngës, Evrovizion, ka ardhur edhe kundërpërgjigja ruse.

 

Kanali “Channel One”, që ka të drejtën e transmetimit të këtij spektakli, ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kiev.

 

Producentët e festivalit ishin duke negociuar me Ukrainën për lejimin e këngëtares ruse, por edhe duke vlerësuar mundësinë e performancës së këngëtares ruse Samoilova në lidhje satelitore.

 

Vendimi për mos transmetimin e festivalit, nga televizioni rus, ka hedhur poshtë çdo ide dhe mundësi për përfaqësimin e Rusisë.

 

Autoritetet ukrainase vendosen te ndalojnë pjesëmarrjen e këngëtares Julia Samoilova, me pretendimin se ajo ka vizituar Krimenë, pa lejen e ukrainasve. Ne Evrovizion, Shqipëria do te përfaqësohet me këngëtaren Linda Halimi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *