Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e PD, Endri Hasa.

 

Deputeti demokrat gjuajti me vezë gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje kryeministrin Rama në momentin që ky i fundit po fliste në foltore.

 

Vendim ky që nuk u mirëprit nga ana e deputetit demokrat, ç’ka bëri që kreu i Kuvendit të ndërpresë seancën.

 

Nga ana tjetër edhe PD kërkoi përjashtimin e kryeministrit Rama, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga Byroja e Kuvendit.

 

Por edhe pse kreu I Kuvendit njoftoi se seanca plenare do të rinisë në orën 18:00, PD ka vendosur të mos largohet nga salla për rreth tre orë.

 

Ata dolën nga Parlamenti rreth orës 14:30 ndërkohë që në orën 17:30, demokratët kanë paralajmëruar se do të mbledhin grupin parlamentar në selinë për të diskutuar në lidhje me seancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *