Ambasada e SHBA-ve ka vlerësuar dhe përshëndetur vendimin e Lulzim Bashës për të lënë Sali Berishën jashtë grupit parlamentar të PD.

 

Një vendim i tillë, për SHBA-të, është një tregues që PD-ja pati kurajë që të shkëputet nga e kaluara.

 

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *