E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përjashtimi i Berishës përçan PD-në, ja emrat që dolën kundër Bashës

Vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, ka përcarë selinë blu.

Debatet në mbledhjen e grupit te ri parlamentar te PD ku kane qene pjese edhe anetare te Kryesise se PD këtë të enjte në mbrëmje për përjashtimin e liderit historik kanë qënë të mëdha.

Vendimi I kryedemokratit është kundërshtuar nga disa deputete të zgjedhur të Partisë Demokratike por edhe anetare te Kryesise.

Vizion Plus mëson se emrat që kanë dalë kundër përjashtimit të Berishës, kanë qënë Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boci.

Vazhdo të lexosh

Reklamë