Kohë më parë, FMN kërkoi publikisht që qeveria të heqë dorë nga politika e lehtësimeve fiskale në disa sektorë , pasi ajo do tësillte evazion. Por qeveria vijioi me këtë politikë , duke përjashtuar disa sektorë , nga pagesa e TVSH, apo taksa të tjera sic janë investimet në turizëm, agro-turizëm apo bujqësi. Por duket se kjo do të jetë një politikë që  do të rishikohet. Ministrja Anila Denaj deklaroi në emisionin E-zonë  se rimëkmëbja ekonomike pas Covid -19 do të foksohet në sektorë strategjikë , por sa i përket Ministrisë që ajo drejton, puna do të orientohet në dy drejtime.

“Rishikimi i disa politikave të lehtësive fiskale të cilat nuk kanë dhënë rezultat dhe jemi duke e pare kush nga këto mund të rishikohet. Nëse një politikë nuk ka dhënë rezultat, ajo duhet rikthyer për t’u rishikuar, kam parasysh diferencimet TVSH-së. Pjesa tjetër është mire administrimi fiskal, që është pjesa më e rëndësishme e kësaj refrome në poltikën e rritjes së të ardhurave publike. Kjo do të ndodhë nga digjitalizimi dhe marrja e informacionit në kohë dhe investigimit në mënyrë më intiligjente. Kësaj do t’i shërbejë dhe fiskalzimi, proces i cili tashmë konisderohet i nisur. ”     

FMN ka argumetuar se politika të tilla nxisin korrupsion, ndërsa qeveria ishte e mendimit se lehtësimi I taksave do të nxiste investimet. Por duket se tashmë këto poltika nuk kanë dhënë efektin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *