Subscribe

Ndersa numri i personave të prekur nga virozat e stinës apo virusi i gripit rritet cdo dite, qindra banorë të Tiranës i drejtohen për ndihmë urgjencës së pediatrisë dhe asaj të infektivit në QSUT.

Por për të shmangur rradhët dhe pritjet, ministria e shëndetësisë u kërkon qytetarëve që t’iu drejtohen edhe tre qendrave të tjera shëndetësore të cilat janë të hapura 24 orë dhe që ofrojnë shërbime pediatrike.

 

“Virusi i gripit, sipas sistemit të survejancës ka një intensitet mesatar, me tendencë rritje, ndaj ne i jemi përgjigjur kësaj situate me garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh në 7 ditë të javës në qendrat shëndetësore të Tiranës, ku edhe fluksi është më i lartë. Janë 3 qendra shëndetësore, ajo nr. 10 që do të mbulojë zonën e ish-Oxhakut, qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut,  qendra nr. 7 në Laprakë, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor për fëmijët në moshën pediatrike edhe gjatë natës”

 

Ky vendim u mor si rrjedhojë e shtimit të viruseve gjatë këtij sezoni dhe fluksit të të prekurve prej tyre.

 

Manastirliu u bëri thirrje prindërve që t’u drejtohen qendrave shëndetësore për fëmijët e tyre, pasi trajtimi është njësoj si në spital

 

“Të gjitha shërbimet përkatëse që sot merren në QSUT apo deri dje janë marrë në QSUT do të vijojnë të merren në këto qendra shëndetësore. Mjekët janë të kualifikuar, kemi marrë masa për furnizimin me barna dhe material mjekësore”

 

Një ditë më parë specialistët e institutit të shëndetit public konfirmuan se në Shqipëri, si në gjithë Europën, po qarkullon virusi I tipit A/H1. Lëvizja e tij është me intensitet mesatar dhe me tendencë rritje, një situatë e zakonshme dhe e pritshme për stinën.

Aktualisht janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *