E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Perimet që ngadalsojnë përhapjen e kancerit të stomakut

Ilustrim · Vizion Plus

Domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i cili ka zbuluar se kjo perime e dietës mesdhetare pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene. Ky zbulim i ri mund t’i hapë rrugë kërkimeve shkencore për gjetjen e një mënyre për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes, si dhe përdorimi i dietës mesdhetare për të suportuar trajtimet konvencionale.

 
Ndryshe nga studimet e mëparshme, që sugjerojnë se vetëm një përbërës tek domatja, likopeni, ka veti luftuese ndaj kancerit, studimi i fundit sugjeron se i gjithë ky frut duhet të merret në konsideratë. “Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frutin”, thotë autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.

 

Hulumtuesit shkencorë analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit. Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre. Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj, thonë hulumtuesit shkencorë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh