Organizata Botërore e Shëndetit shpalli emergjencë globale për shkak të koronavirusit që ka “pushtuar” Kinën. Sipas OBSH, ky vendim u mor pasi virusi vijon të përhapet me shpejtësi në Kinë, por edhe jashtë saj.

 

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera”, tha shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

 

Ai u shpreh i shqetësuar se virusi vdekjeprurës mund të përhapet në vende të tjera me sisteme të dobëta shëndetësore.

 

Deri tani kanë humbur jetën 170 persona nga koronavirusi, ndërsa shumë të tjerë janë konfirmuar si të prekur. Tashmë nuk është vetëm Kina e prekur, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia e Britania e Madhe. Ndërkohë vendet e tjera, midis tyre edhe Shqipëria, kanë forcuar masat e sigurisë në aeroporte e porte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *