Përhapja e koronavirusit/ Mediat ruse: Trump është i përfshirë

Përhapja e koronavirusit në Kinë ka nxitur edhe shumë lajme të rreme e dezinformuese në internet, por në Rusi ato po transmetohen në edicionet qendrore të lajmeve. Televizionet ruse thonë se pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një nga rrjetet kryesore televizive kombëtare, “Channel One”, madje ka nisur një program të rregullt kushtuar teorive konspirative të koronavirusit.
Stili i raportimit është i paqartë dhe gjatë transmetimit hidhen poshtë teoritë konspirative e bëhen shikuesit që të besojnë se ata e dinë sesi qëndron e vërteta.
Një nga idetë që po bën bujë të transmetuara kohët e fundit është se prania e fjalës “korona”, që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, në fjalën coronavirus lë të kuptohet se Donald Trump është i përfshirë në një farë mënyre. Sipas mediave ruse, lidhja qëndron tek fakti që Trump u dorëzonte konkurrenteve të bukurisë kurorat.
Në fakt, edhe shkencëtarët e quajtën virusin “kurorë” për shkak të formës së tij.




