Virozat stinore kanë rritur ndjeshëm numrin e fëmijëve që paraqiten për mjekim në pediatrinë e Korçës dhe atë të Vlorës.
Më të prekur janë kryesisht janë moshat parashkollore, ndërsa nuk mungojnë rastet me komplikacione. Karakteristikë e kësaj viroze është temperatura e lartë deri në 40 gradë, që vazhdon për disa ditë si dhe problemet respiratore.
Konsumimi i lëngjeve të frutave si dhe bërja e vaksinës antigrip për ata fëmijë me imunitet të dobët janë dy nga këshillat kryesore të mjekëve.
DITURI SULOLLARI
MJEKE PEDIATRE, KORÇE
Karakteristike e kësaj viroze është se ka qenë me temperaturë shumë të lartë 39-40. Ka vazhduar disa ditë kjo temperaturë. Bie imuniteti dhe po ra imuniteti mbivendosen infeksionet e tjera.
RINA LLANAJ
MJEKE PEDIATRE, VLORE
Moshat më të prekurat janë ato nën 3 vjeç dhe ato të kopshteve e çerdheve.
Por krahas virozave të shumta janë rastet e fëmijëve që janë prekur nga sëmundja ngjitëse e Variçelës.
Infektimet më të shumta janë në Fieri, ku mbi 80 fëmijë janë me sëmundjen ngjitëse. E njëjta situatë është dhe në Dibër.
ERMAL SINA
MJEK DERMATOLOG, FIER
Kemi një shtim të rasteve. Është periudha e lisë tani. Por duhet të bëjnë kujdes me mjekimin.
FILIP CFARKU
MJEK PEDIATER, DIBER
Do shumë kujdes. Jo antibiotik, në asnjë mënyrë.
Mjekët i këshillojnë prindërit që të bëjnë kujdes me fëmijët gjatë këtyre ditëve të ftohta dhe të mos i dërgojnë në kopshte e shkolla me qëllim mospërhapjen e sëmundjeve infektive.