Kjo e hënë shënoi një rënie të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.532 testime dhe janë konfirmuar pozitivë 486 qytetarë.

 

Kjo është gati sa gjysma e të infektuarve të një dite më parë, kur u zbuluan 768 raste të reja.

 

Betejën me sëmundjen e humbën tre paciente, një 63-vjeçare nga Elbasani, një 80-vjeçare nga Berati dhe një 92-vjeçare nga Vlora.

 

Brenda orëve të fundit janë shëruar 207 qytetarë, ndërsa në spitalin Infektiv janë të shtruar 97 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *