Subscribe

Audiopergjimi i 3/ Astrit Avdylaj flet ne telefon para percaktimit te listave te kandidateve per deputet ne 2017 me Arjan Ndraxhin.

Ky i fundit eshte vellai e kandidatit per deputetet ne ate kohe Ilir Ndraxhi ( sot deputet).

 

Biseda e plote:

 

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Tito, të rujt Zoti, çkemi, ca bohet?

Astrit Avdylaj: Si je Arjan, si je, çkemi, ça bohet?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë mirë

Astrit Avdylaj: Ça bohet?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Hiç o mirë, ja me çunin. Ca boni, mirë jeni?

Astrit Avdylaj: Hic vallai, kalojmë të mora për qejf. Kan thirr andej apo akoma?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për ku ?

Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait apo jo?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo mo, ai tha që do takohet me ty, dje kishte qenë Juvja ose nuk e di. Takoi Julin dhe tha do vijë nesër. Mori në darkë vonë rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Po

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi:  Dhe pastaj do takohej edhe me atë. Por me Gjushin në fakt takohet për punë pune…

Astrit Avdylaj: Mirë mirë, unë po pres me një fjalë. Nëser, pasnesër më tha ai mua, kupton. Xha ne, me një fjalë e kena në xhep si më thon, e kupton vëllain tat.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po

Astrit Avdylaj: Ne vetëm po presim, ai më tha mua në 25, ishte aty edhe Eltoni. Eltonit i dha o të 10 o të 11.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Elton Arbana, epo mirë.

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu…me një fjalë tek lagjja ime me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke taku njerëzit, çdo njeri. E kam shumë dhe duhet të jemi shumë të nerumë  dhe nga ai sipër që duhet të na shofi me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë

Astrit Avdylaj: Do të jap një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.

Astrit Avdylaj: Mirë, rob zoti

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit?

Astrit Avdylaj: Po e kam, a se e bëj vetë pa merak.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë falemnerit.

Astrit Avdylaj: Ca flet o asigjo.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *