Subscribe

BILD ka publikuar një përgjim mes ish-deputetit të PS, Pjerin Ndreu aktualisht kandidat për bashkinë e Lezheës dhe drejtorit të drejtorisë së arsimit në Dibër, Drini Gjeçi.

 

Në bisedën mes Pjerin Ndreut dhe drejtorit Gjeçi flitet për drejtorin e një shkolle, I identifikaur si Reshat Elezi ku ish-deputeti I PS I kërkon që të deklaraojë votën hapur në të kundërt do të pushohet nga puna.

 

Biseda e plote: 

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!

Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?

Pjerin Nderu: A je mire si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.

Drini Gjeçi: Reshatit?

Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që I çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: PO

Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.

Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.

Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *